.

Protestuesit nuk i ulin dy gishtat as brenda kafazit: Rama ik!

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar një video të protestuesve të arrestuar pas protestës së 16 shkurt për veprime të dhunshme.

Të akuzuarit thërrasin “Rama ik” me dy gishtat lart brenda kafazit të xhamit. Mes tyre është dhe ish-kreu i policisë bashkiake Florenc Hoxha por që nuk bashkohet në thirrjet e tyre.
“Përshëndetje nga gjykata! Kudo, në këmbë për Shqipërinë ??”, shkruan deputeti Salianji.
Prokuroria kërkoi “Arrest në burg” për 14 nga të arrestuarit, ndërsa për 5 prej tyre masën “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”.
/balkanweb/