.

Protesta/ Gjykata e Tiranës lë në burg 7 nga 19 të arrestuarit

 

Gjykata e Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 19 të ndaluarit e protestës së 16 shkurtit.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 6 prej të arrestuarave. Sakaq për 7 të arrestuar u vendos masa ‘arrest shtëpie’ dhe për 6 të tjerë masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Seanca e sotme është ndjekur nga një numër i madh deputetësh të opozitës, ndërsa masat e sigurisë janë dhënë nga gjykatësja Rexhina Merlika.

Florenc Hoxha, arrest me burg

Emanuel Nallbani, arrest shtëpie

Naim Haxhiu, arrest shtëpie

Andon Gjini, arrest shtëpie

Resul Daci, arrest burg

Suzana Dimushi, detyrim paraqitje

David Linati, arrest shtëpie
Hasan Jakupi, detyrim paraqitje

Ilir Hamedini, arrest ne burg

Festim Taku, arrest shtëpie

Sajmir Rexhepi, arrest me burg

Mitat Fieraku, detyrim paraqitje

Lefter Jakupi, detyrim paraqitje

Pellumb Shelna, detyrim paraqitje

Veljon Dine, arrest shtëpie

Ndue Tuci arrest shtëpie

Shpresa Lini, detyrim paraqitje

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/BalkanWeb/