.

Prokuroria jep pretencën për Olesia Dukën, mashtroi 11 biznesmenë

Prokuroria në Gjykatën e shkallës së parë në Durrës dha pretencën për shtetasen Olesia Duka, e cila akuzohet se ka mashtruar 11 biznesmenë, duke përfituar shifra të mëdha parash.
Prokurori i çështjes, Madrid Kullolli kërkoi 15 vjet heqje lirie për stomatologen nga Tirana, e cila akuzohet për mashtrim.

E pandehura ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ajo pritet që të dënohet me 10 vjet heqje lirie.

Pretenca u lexua në mungesë të pandehurës, që nuk ishte në sallën e gjyqit.
/panorama/