.

Makinën me drogë nuk i bindet policisë greke, në pranga shqiptari

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi akuzohet për trafik droge. Policia greke ka ndjekur një mjet që vinte nga kufiri dhe ka tentuar ta ndaloje ne vendin e quajtur Menidhi ne rrugen “Ionia”.

Mjeti nuk i është bindur sinjalit për ndalesë, por ka shtuar shpejtësinë dhe me pas është braktisur nga drejtuesit në zonën bujqësore të Stano Amfiloxia.
Gjatë kontrollit, brenda ne mjet u gjeten dhe sekuestruan dy thasë me 32 kg 850 gram marijuane. Operacioni ka vijuar në zonën pyjore të Stanos, ku është arritur të kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit, grek 43-vjec.

Disa orë me vone është arrestuar dhe pasagjeri i mjetit, një shqiptar 30 vjec.

/balkanweb/