.

Francë, përdhosen dhjetëra varre hebreje

Persona ende të paidentifikuar kanë përdhosur 80 varre të një varreze hebreje në Quatzenheim, në Alzasë, në lindje të Francës, njoftoi prefektura e Le Bas Rhin duke dënuar me forcë të madhe këtë akt të shëmtuar.

“Të martën, më 19 shkurt, rreth 80 varre të një varreze izraelite të Quatzenheim janë gjetur të përdhosura”, njoftoi prefektura, që shtoi se sot ishin parashikuar takime kundër antisemitizmit.
Prokuroria e Stasburgut, kompetente për këtë çështje, njoftoi për hapjen e një hetimi.
Sipas një fotografi të AFP-së, në varre ishin vizatuar kryqe të thyera, blu dhe të verdhë.
Gjithashtu një prej varreve mbante edhe mbishkrimin e të ashtuquajturve “Ujqërit e zinj të Alzasës”, një grup të pavarur terrorist, aktiv në vitet ’70.
/balkanweb/