.

Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos rrëfen ndodhinë e pazakontë: Për pak më grabitën

Anthony Çako, djali i kompozitorit, Pirro Çako dhe Inva Mulës ka rrëfyer në profilin personal në ‘Instagram’ një histori të pazakontë që ka përjetuar ditën e djeshme. “Për pak më grabitën dy djem në moshën time, në mes të parkut, vetëm 5 minuta larg apartamentit tim. Disa njerëz duhet të rregullojnë jetën e tyre në vend që të merren me vjedhjen e telefonave të të tjerëve. Por jam gjallë dhe e kam telefonin tim”,-ka treguar ai duke larguar në këtë mënyrë edhe shqetësimin e të gjithë atyre që e duan dhe e ndjekin.Anthony, nuk jeton në Shqipëri, por në Paris ku ka ndërtuar jetën dhe karrierën e tij./revistawho.com