.

Detaje/ U gjet i vrarë në makinë, në kërkim shoku i viktimës

Roland Milo dyshohet se është vrasësi i shokut të tij Sokol Rama, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinë në zonën e Malëshovës, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”. Gazetarja Berikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se policia ka shpallur në kërkim shokun e viktimës Roland Milo.

Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet është shpallur në kërkim 3 ditë pas zhdukjes së viktimës dhe rezulton se është shofer i administratorit të Frashërit.
Trupi i 32-vjeç arit u gjet i vrarë pas 2 javësh nga momenti kur ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Policia e Tepelenës e ka bërë më herët identifikimin e vrasësit të dyshuar, por pritej të gjendej trupi dhe të krijonin bindjen e arsyeshme që është ai i dyshuari.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nga grupi hetimor dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri. Policia dyshon se vrasja ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës dhe se Milo kishte implikuar Ramën në trafik.
(Shoku i viktimes, Roland Milo)

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe kërkimeve të kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit S.R, i cili ishte shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”, paraditen e sotme në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë” është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S.R. Nga kqyrja paraprake nga grupi hetimor dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera”- thuhet në njoftimin e policisë.
/balkanweb/