.

Adoleshentja zgjohet pas 4-ditësh në koma dhe zbulon se ishte bërë nënë e një vajze

Një adoleshente, e cila përfundoi në gjendje kome pasi kishte shkuar në shtrat me një dhimbje koke u zgjua katër ditë më vonë dhe zbuloi se ishte bërë nënë dhe kishte sjellë në jetë një vajzë.

Ebony Stevenson, 18 vjeç, nga Oldham, nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë kur u shtri në shtrat se nuk ndihej mirë. Ajo u dërgua në spital pasi kishte vuajtur një sërë krizash dhe mjekët zbuluan se ajo ishte shtatzënë
“Takimi me fëmijën ishte kaq surreal. Fillimisht jam shqetësuar se nuk do të lidhesha me vajzën time, sepse nuk kisha marrë veten pas ardhjes së saj në jetë, por mendoj se ajo është e mrekullueshme”.

Foshnja e saj ishte fshehur në njërën vezore, në një gjendje të rrallë që quhej “didelphys uterus”, kjo gjë ndodh 1 në 3000 femra, ku njëra nga vezoret vazhdon të prodhoj menstruacione, ndërsa tjetra rrit fëmijën.
Për këtë arsye shtatzënia e saj shkoi pa u vënë re. Adoleshentja u zgjua nga koma dhe pa që kishte lindur një vajzë rreth 7 kg. Ajo nuk kishte përjetuar asnjë goditje nga foshnja, të përziera në mëngjes dhe nuk kishte patur asnjë problem me menstruacionet.

Stevenson u zgjua disa ditë më vonë dhe papritur zbuloi se ishte bërë nënë. Pas këtij lajmi të pabesueshëm, ajo po shijon lidhjen me vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Elodie.

“Unë nuk kam menduar dhe dashur fëmijë, të paktën edhe për 10 vjet, dhe kurrë nuk prisja të bëhesha nënë në moshë kaq të re”, tha Stevenson. “Zgjimi nga koma dhe lajmi se kisha qenë shtatzënë dhe kisha lindur një vajzë është një mrekulli absolute. Unë nuk do ta ndërroja Elodie për asgjë në botë”, ka përfunduar 18-vjeçarja.

/panorama/