.

“Turp! Duhet të hiqet kjo e paaftë”, Aktorja e Portokalli shpërthen drejtoreshës së teatrit

Aktorja e njohur e “Portokalli”, Delinda Disha, ka shpërthyer sot me akuza kundër drejtoreshës së Teatrit të Metropolit te Tiranës, Jonida Beqo, duke e quajtur nje turp per ate post, te paafte, qe ushtron komunizëm në punë dhe i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që institucionit te rendesishem t’i gjejne njeriun e duhur.

“Jonida ik! Duhet të hiqet kjo e paaftë nga ai post drejtues. Ushtron komunizëm në punë. Në punë fut vetëm hallexhinjtë që i servilosen, në çdo projekt fut hundët që të marrë ca të holla për vete dhe të mbushë CV-në se në Amerikë ka recituar bukur e ka punuar vetë si kostumografe në universitet. Turp! Duhet të hiqet Jonida Beqo. I bëj thirrje Bashkisë të vërë një drejtues të duhur”, shkruan Delinda në llogarinë e saj në Instagram.

E pas kësaj, si për të treguar se nuk është e vetmja që ka këtë mendim, ka ndarë me ndjekësit e saj edhe postimet që i kanë ardhur si reagim për thirrjen e bërë.