.

“Më tradhtonte rishtazi”, Rezart Veleshnja rrëfehet për postimet akuzuese në “Instagram”


Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka qenë disa ditë më parë epiqendra e mediave rozë, për shkak të disa postimeve ku shkruhej se e dashura e tij e kishte tradhtuar rishtazi. Pavarësisht se Veleshnja e mohoi autorësinë e këtyre postimeve dhe u shpreh se po flitej për një hakerim të llogarisë së tij personale, ai duket se e ka ndjerë të nevojshme të prononcohet sërish.Aktori ka deklaruar për “Panorama Plus” se një person anonim bënte lojë të dyfishtë. Sipas Veleshnjës, ky person i kishte hakuar fillimisht profilin e së dashurës, kishte sajuar komunikime dhe këto të fundit ia dërgonte atij.Veleshnja ka zbuluar se në momentin që ai arriti të kontaktonte më partneren, kuptoi se “Instagrami” i saj ishte hakuar dhe se bisedat me djem të tjerë ishin bërë nga hakeri.

“Lidhur me atë që ndodhi, ajo është jeta ime private dhe në jetën time private nuk ka të drejtë të ndërhyjë asnjë, ashtu si dhe unë nuk ndërhyj në jetën private të dikujt. Ajo që ndodhi ishte një akt i shëmtuar i bërë nga disa njerëz që nuk kanë punë, janë të papunë dhe kanë dashakeqësi brenda shpirtit të tyre. Për këta lloj njerëzish unë kam lënë Prokurorinë, e cila ka filluar hetimet dhe ka filluar të kryejë punët e saj”, ka thënë ai.

Rezarti ka deklaruar më tej se marrëdhënia e tij me partneren është bërë pas këtij episodi edhe më e fortë.

“Ajo që është kryesorja është se marrëdhënia jonë është bërë më e fortë, pra kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo që do të doja është që këtë histori t’ia lëmë në dorë vetëm Prokurorisë, pjesa tjetër nuk na intereson më!”- ka përfunduar së thënuri ai.