.

Zjarr në Orikum/Flakët përhapen nga era, në rrezik disa banesa(Video)

Një zjarr në Orikum ka vënë në rrezik disa banesa.Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por pas alarmit të dhënë nga banorë të zonës, drejt vatrës së zjarrit janë nisur dy automjete zjarrfikëse.
Mësohet se era e fortë që fryn ka ndikuar në përhapjen e flakëve.

Zjarrfikesja e ka pasur të vështirë ndërhyrjen fillimisht për shkak të terrenit të thyer, por pas nderhyrjes se saj, vatra e zjarrit është mundur të vihet në kontroll.

Zjarr ne Orikum on Vidnews.

Zjarr ne Orikum on Vidnews.