.

Vendimi për Dritan Dajtin, Meta: KLGJ dhe prokuroria të vihen në lëvizje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 police dhe u dënua me 25 vite burg si rezultat i gjykimit të shkurtuar.

Meta tha se KLGJ dhe prokuroria duhet të vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen.

“Jam dakord me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. KLGJ dhe prokuroria të vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë”- tha Meta.

Apeli i ambasadorit

Në një postim në Twitter, Luigi Soreca ka shkruar: Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit.