.

Tiranë/Gruaja kërcënon se do të hidhet nga ballkoni, i biri zbulon arsyen

Një grua kërcënon se do të hidhet nga ballkoni i katit të tetë të një pallati në Tiranë. Ngjarja po ndodh në zonën e 9 katësheve në kryeqytet, ndërkohë që gruaja po qëndron e varur pjesërisht jashtë ballkonit.

I biri i saj në një prononcim për mediat thotë se shkak është bërë vendimi i përmbarimit për ti nxjerrë nga banesa, për të cilën thotë se cështja është në gjyq.