.

Rama përgjigje kritikëve të platformës:E dinë veten për koka të mëdha, por nuk kuptojnë se…

Nga takimi i sotëm i radhës për përvojat e atyre që i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes për zgjidhjen e problemeve, kryeministri Rama ka adresuar sot një tjetër përgjigje për gjithë ata që e kritikojnë për këtë mënyrë të zgjedhur.

Ai ka theksuar se platforma është transformimi i zyrave të marrëdhënieve me publikun, e si e tillë zëvendëson letrat dhe lehtëson komunikimin direkt të qytetarëve me ata që duhet t’u japin zgjidhje problemeve që kanë.

“E habitshme që ata që i thonë vetes mendje të ndriçuar edhe e dinë veten për koka të mëdha nuk kuptojnë themeloren e platformës, ajo është transformimi përmes inovacionit, i zyrave të marrëdhënieve me publikun, zëvendëson letrat drejtuar ministrive, agjencive, radhët për të marrë një kontakt për të cuar fjalë më lart ku të shkelet një e drejtë, thjesht mundëson që qytetari të jetë i pari, këtë e kemi dëgjuar 30 vjet, më jepni votën që të bëhem zëri juaj dhe ku jemi parë, kurse përmes platformës bashkëqeverisja është reale”-tha Rama.