.

Vendimi për Dritan Dajtin, reagon Lleshaj: I siguroj familjarët e 4 dëshmorëve…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka quajtur si kriminal vendimin e gjyqtarëve të cilët miratuan reduktimin e dënimin e përjetshëm të Dritan Dajtit.

Lleshaj tha se forcat e policisë nuk do të gjejnë paqe deri sa të vendoset Drejtësia.

Lleshaj tha se forcat e policisë nuk do të gjejnë paqe deri sa të vendoset Drejtësia.

“Si pasojë e një vendimi kriminal të disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht të bashkohen prapa hekurave të klientëve të tyre. Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që krimi i njerëzve me imunitet ligjor dhe Kushtetutës të mos kishte si reagim vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur dhe një proces të qartë dhe ligjorë.

Edhe pse nuk mund të jap detaje, operacioni Forca e Ligjit është vënë në veprim të plotë për ta adresuar me të gjithë forcë e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë”, tha Lleshaj.