.

Rudina Xhunga publikon mesazhin e 15-vjeçares: U përdhunova nga i dashuri dhe shoku i tij

Nga Rudina Xhunga

Ky ishte një nga mesazhet që më erdhi, ndër mijëra mësuese, adoleshentë, prindër që më shkruan pas emisionit në News 24, të javës që shkoi.

“Teta Rudina, Me fal se po te shqetsoj, vete jam nje viktim e dhunes seksuale,15 vjece ish i dashuri im me kerkoi te kryenim mardhenie seksuale dhe un ne fillim nk pranova por ai me kembngulje me bindi dhe me tha qe do e takoja ate ne nje rruge ku jetonim te dy dhe me pas te iknim ne nje hotel qe tmos na shikonte kush,e takova dhe ikem te hoteli,kur u hap dera e hotelit shoh brenda ne dhome edhe nje shok te tij,me shtyne ne dhome dhe me mbyllen gojen,me godisnin ne bark dhe koke qe te pushoja se qari dhe bertituri,njeri me mbante derisa tjetri te kryente punen e tij dhe keshtu vazhdoi makthi per ore te tera nk me lane te dal qe aty,ne fund ata u veshen dhe dolen nga dhoma,i dhane ca lek pastrueses se hotelit dhe i thane tme ndihmonte te vishesha e te gjeja furgon qe te ikja ne shtepi.

Kane kaluar vite dhe skam folur nga frika cdo te thone njerezit,me ata te dy ndrrohem cdo dite ne rruge dhe me qeshin, duke me kujtuar cdo moment cfare kam kaluar . Dhe njoh raste te tilla shuuuum. Ju kane ndodhur shoqeve te mia ne shkolle ku jan mashtruar nga mesuesit dhe jan kercenuar per te kryer maredhenie. Ju duhet te na ndihmoni me sa me shume emisjone mbi keto tema qe njerezit si ata te dy, te kene pak frike dhe tmos i bejne me.”

Çfarë t’i thuash një fëmije që të shkruan këtë mesazh?!

E rëndësishme është të flisni vogëlushe, vajza të vogla që keni turp, që kujtoni se është faji juaj. Nuk është faji juaj. Ai nuk është i dashuri, është përdhunuesi. Denoncoje! Nuk janë gjithë policët si ai që përdhunoi denoncuesen. Koleget e tij i kishin sytë me lot, kur vajza të vogla denonconin. Flisni me nënat tuaja. Nuk besoj janë të gjitha nënat, si ato që e nisin qyshkur jeni bebe, ju rrasin një biberon në gojë, që të mos qani, mandej një celular që të mos i shqetësoni. Flisni me nënat tuaja, shkundini ato. Mos i lini të shohin telenovela. Ju jeni kryevepra e mamave tuaja. Dhe mos besoni kurrë që dashuria është fjalë parahistorike e zhdukur si dinozaurët. Është aty dhe po të pret të të zbukurojë jetën. Vetëm beso dhe mos lër asnjë të prekë besimin tënd.

Jam e sigurt që pas ngjarjes së Kavajës shumë nga ne kemi folur me veten, fëmijët, njeri-tjetrin. Dhe nuk është pak. Nisem të flasim. Ndaj vogëlushe e Kavajës, nuk je vetëm, janë shumë si ti, që po ngrenë zërin pas teje. Ndaj faleminderit që sajë teje nisi mes shqiptarësh, një revolucion komunikimi për seksin, tabutë, dhunën, arrogancën e të fortit, te ligut. Sepse kjo duhet të ndodhë. Dhe kjo nuk nis me vendim parlamenti, por me ndjeshmëri shoqërie. Politika nuk ka punë të na diktojë. Jemi ne që diktojmë politikat në kësi rastesh. Le të fillojë!/dritare.net