.

Rama mesazh kundërshtarëve:E kanë kot, s’na ndal dot asgjë për të bërë…

“E kanë kot, s’na ndal asgjë dot”, është mesazhi që iu dërgon kryeministri Edi Rama të gjithë kundërshtarëve dhe kritikëve të tij. Ai ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ku prezantohen ambientet e reja të bashkisë së Korçës të rinovuara tërësisht.

Ndonëse nuk e përmend opozitën, kryeministri thotë se bashkia që duam është një model që na dallon qartë nga ata që duan vetëm sherr e rrëmujë.

“ERTV Live?: Korçë – Bashkia që duam nuk është një slogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë…
E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës?”, shkruan Rama.

ERTV Live?: Korçë – Bashkia që Duam nuk është një sllogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë… E kanë kot, s'na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës?

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 10 février 2019