.

Jeta si beqare dhe kriteret e mashkullit ideal, flet Jonida Maliqi:Më vjen zor të…

Këngëtarja Jonida Maliqi, e ftuar në emisionin “Thumb”, na njohu me të rejat më të fundit rreth beqarisë së saj. Në bisedë e sipër, Jonida u pyet nga moderatoret Fatma dhe Aulona se si po e kalon “beqarinë”.

“Jam pak “old school” në këtë drejtim. Nuk di të gjuaj paçka se dukem natyrë ekspresive. Më vjen zor edhe të shikoj, sepse mendoj se flirtimi nis nga shikimi!”

Ndër të tjera madje ajo u shpreh se nuk i pëlqen që “ta gjuajnë” në rrjetet sociale.

Por çfarë pëlqen Jonida tek një mashkull? Këngëtarja bukuroshe ka pohuar se i pëlqen shumë ironia dhe njerëzit që e bëjnë për të qeshur.

“Komunikimi për mua është shumë i rëndësishëm, por në fakt nuk kam pasur asnjë rast konkret. Unë i tremb njerëzit!”- tha Jonida duke qeshur.

Më tej vijoi duke treguar se nuk u jep shumë akses “të huajve” dhe se nuk ka ndodhur kurrë që ajo ta ndërmarrë hapin e para.