.

“Gjinjtë e trazirave”/ Veshja e saj shkaktoi debate, deputetja:Kjo mu duk më e përshtatshmja

Gjatë ceremonisë së betimit të presidentin në parlamentin e Brazilit, një politikane shkaktoi debate të shumta për shkak të veshjes me dekolte të hapur.

Ngjarja vjen pas zgjedhjeve me debate shumë të zjarrta, për shkak të presidentit që jo vetëm është ultra-konservator, por edhe që shfaqej me rroba banje të vogla gjatë karnavaleve.

“Gjinjtë e trazirave”, shkruanin gazetat të nesërmen, pasi deputetja nga Santa Katarina u shfaq me bluzën shumë të hapur, në vendin ku ka pasur debate të shumta për dhunën ndaj grave.

Deputetja 43-vjeçare Da Silva, nënë e dy fëmijëve, tha se kishte dalë dyqaneve për të blerë një veshje enkas për ceremoninë, dhe ky i ishte dukur më i përshtatshmi.

Ajo i akuzoi qortuesit se komentet dhe kërcënimet e tyre vinin për shkak të kulturës “maço” dhe seksiste të vendit, e bazuar në paragjykime. Ajo i këshilloi debatuesit të merreshin me të veshurit me kravata që vjedhin fonde, pasi ajo vetë do të vazhdojë të vishet si t’i dojë qejfi.