.

Denoncimi te Berisha/31 vjeçarin e gjejnë 8 muaj pas vrasjes, por nuk i bëjnë autopsinë sepse…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh denoncues nga një qytetar nga Dibra.

Në këtë mesazh të ardhur në adresë të Berishës, thuhet se në fshatin Zogaj të Dibrës, është ekzekutuar një 31 vjeçar në muajin prill të 2018, ndërsa trupin e tij e kanë gjetur në muajin dhjetor të 2018. Qytetari shkruan se policia pas gjetjes së trupit e ka nisur për të kryer autopsinë në Tiranë, por edhe pas kaq muajsh ende familjarëve nuk u është kthyer një përgjigje, pasi u kërkohen para.

Në këtë mesazh qytetari tregon se familja është në gjendje të rënduar ekonomike, duke bërë thirrje për ndihmë dhe për një përgjigje nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Mesazhi i plotë i bërë publik nga Sali Berisha në faqen e tij zyrtare të Facebook:

Nje makabritet tjeter i kakistokracise!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

z berisha pershendetje desha tju bej te ditur nje ngjarje te hidhur qe ka ndodhur ne fshatin zogje te dibres kane vra nje djal 31 vjeq qe ne prill te vitit 2018 dhe e gjeten ne fund te dhjetorit te 2018 policia e mori sipas rregullores dhe dergoi ne tirane per ti bere autopsine me shpresen qe mund te gjendet vrasesi eshte futur muaji shkurt dhe autopsia e tij ska mbaruar imagjinoni familjen qe ka mort per dite ata nuk e mbarojn autopsine se duan leke ndersa familja ska lek per buk ju lutem denanconja ket problem serioz per familjen e shkret qe e keqja e tyre spaska fund nuk me intereson qe denancimin e ben te njohur apo anonim shpresoj qe te bejsh diqka