.

Del për herë të parë fotoja, Olta Gixhari qenka bërë nuse dhe askush nuk e dinte

Nëse ka ndonjë temë që aktorja e njohur Olta Gixhari e ka bezdi të pyetet, është pikërisht martesa.Mirëpo çfarë fshihej pas kësaj “frike” të Oltës?
E ftuar në “E Diell” në Top Channel, Olta ka mbetur tejet e befasuar nga një foto e fëmijërisë saj që u bë për herë të parë publike. Aty Olta, shfaqej as më pak e as më shumë, si nuse, e veshur me fustan të bardhë, e grimuar dhe me vello. E bukur sa më s`ka!

-“Nuk e besoj dot” është shprehur Olta duke mbyllur sytë nga sikleti. – “Më thoni një fëmijë që nuk ka një foto të tillë me batanije leshi. Nuk e mbaj mend sa vjeç kam qenë” vazhdon rrëfimin e saj Olta, “se më bënte motra nuse, më kishte si manekin, bënte çfarë të donte me mua.
Rrinim të dyja me motrën dhe ajo eksperimentonte me mua, me hiqte vetullat, më lyente flokët, më vinte kurorë dhe unë rrija”, është shprehur ajo.