.

Basha vijon takimet në Vlorë, invalidi: Na ka ngritur pensionin 7 lekë në ditë, thuaji dy fjalë…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime të shumta me qytetarët në Vlorë, jo vetëm biznesmenë e tregtarë por dhe qytetarë të papunë e me probleme të shumta.

Gjatë ecjes së gjatë në qytet Basha u takua dhe me një invalid në karrocë.

Ai iu ankua Bashës së nuk mund të operohet pasi spitali nuk plotëson dot nevojën e tij. Për më tepër ai i kërkoi kreut të PD të ngrejë zërin në parlament për problemet e tyre.

“Jam kështu, se s’kanë gjetur pjesë këmbimi. Nuk kanë gjetur pjesë këmbimi për thyerjen e kockës. Jam kështu që në nëntor. Na ka ngritur pensionin 7 lekë në ditë, 7 lekë të vjetra në ditë, 2 mijë e ca lekë në vit. Thuaja dy fjalë atij që më flet për ekonominë”, tha qytetari.