.

Banorët e Urës Vajgurore në protestë, hedhin në mes të rrugës prodhimet në shenjë revolte

Banorët e Urës Vajgurore kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndaj taksave të larta, subvencionet e fermerëve dhe çmimit të lartë të karburantit. Pritet që protestës së sotme të banorëve në Urën Vajgurore t’i bashkohet edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit prej ditësh ka nisur turin e tij nëpër qytete të ndryshme të vendit duke i ftuar qytetarët në protestën e 16 shkurtit por edhe duke i njohur ata me programin dhe platformën e partisë që ai drejton.

Protesta po zhvillohet në Urën e Kuçit, në ndarjen e Beratit me Lushnjen.Disa qindra fermerë kanë hedhur në rrugë prodhimet e tyre në shenjë revolte, mbi atë që po ndodh me prodhimin vendas që kalbet për shkak se nuk mund të arrijë te konsumatori.