.

U frymëzua nga trëndafilat, ky është fustani që do të pushtojë rrugët së shpejti

Së fundmi në ‘New York Fashion Week’ është prezantuar një fustan i frymëzuar nga trëndafilat. Në qendër të vëmendjes qe Bella Hadid, e cila eci në pasarelë dhe të gjithë i kishin sytë nga ajo.

Fustani që mbante veshur kishte ngjyrë blu të errët dhe jeshile fosforeshente.
I njëjti model është prezantuar edhe në ngjyra të tjera.

Stilisti i tyre është Tomo Koizumi dhe kjo ide e tij është duartrokitur shumë. Të gjitha veshjet e prezantuara gjatë të premtes kanë qenë të të njëjtës linjë, por me prerje të ndryshme. Pritet që kjo veshje e frymëzuar nga petalet e trëndafilit të pushtojë tapetet e kuq dhe rrugët e shumë qyteteve të botës.