.

“Një copë mishi me dy sy!” Flori publikon mesazhin ku ofendohet Fifi dhe na bëri lëmsh

Kur u zbulua se Fifi dhe Flori nuk ishin më miq në Instagram, kjo na bëri të gjithëve të dyshonim se marrëdhënia mes tyre mund të mos ishte si më parë.

E kontaktuar nga “iconstyle.al” në fund të janarit, Fifi u shpreh se ende besonte në miqësinë me këngëtarin, ndërsa shtoi se ata duheshin akoma.

“Besoj që është pak si shumë private si temë… por gjithsesi neve besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma”, tha pak javë më parë Fifi.
Por një postim së fundmi nga ana e kantautorit, na la përfundimisht të shtangur. Në një postim në Insta Story, Flori publikoi disa mesazhe të shkëmbyera mes dy personave, në të cilën shkruhej për Fifin.

“Mbase duhet të jemi Fifi një copë mishi me dy sy”, shkruan mesazhi, ndërsa bashkëbiseduesi mbron Fifin duke e quajtur dashuri.

Nga mesazhet nuk kuptojmë nëse Flori mban rolin e mbrojtësit apo të atij që shprehet keq për këngëtaren.

Ai nuk na lë të kuptojmë se mes kujt janë dërguar këto mesazhe apo nëse janë thjesht një “provokim”.