.

Dy ditë pas videos që shokoi botën, qentë vrasin një grua në Shqipëri


Dy ditë pas videos që shokoi botën, qentë vrasin një grua në ShqipëriMargarita N., 34 vjeç, kishte lënë punën kur u sulmua nga tufa e qenve. Dy ditë pasi kjo video shokoi botën, një rast i ngjashëm u regjistrua në Shqipëri. Sulmi i qenve të rrugës i ka marrë jetën një gruaje pasditen e djeshme në një fshat të rrethit të Beratit, ndërkohë që dyshimet e para flasin për një hemoragji të theksuar dhe disa dëmtime të marra në kokë në kohën që ka rënë përtokë. Selime Braushi, banore e fshatit Dyshnik, mësohet se humbi jetën pasditen e djeshme në Spitalin e Beratit, ndërkohë që ishte paraqitur me disa plagë në trup dhe në kokë, të cilave nuk i ka mbijetuar.Mjekët konfirmuan vdekjen e 61-vjeçares, ndërkohë që do të jetë autopsia mjekoligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Gruaja mësohet se ndodhej në pronën e saj duke punuar në kohën që është sulmuar nga disa qen endacakë.

Por kjo ishte një ngjarje që ishte paralajmëruar pej kohësh. Qen endacakë, të paushqyer dhe të pavaksinuar janë bërë mjaft problematikë. Namir Lapardhja, si këshilltar bashkiak, është shprehur pas ngjarjes se disa herë e ka ngritur zërin për këtë çështje.

“Disa herë në mbledhjet e këshillit e kam ngritur çështjen e qenëve endacak. Kam kërkuar ndërhyrje për respektimin e ligjit të vererinarisë për këto raste, sepse qentë po enden rrugëve të qytetit lirmshëm dhe ajo që që gjithë kishim frikë ndodhi”, tha Namir Lapardhaja, këshilltar dhe një zë reagues qytetar në këtë qytet.

Ngjarja ka tronditur dhe qytetarët në këtë qytet, të cilët në qendër të tij ndihen të rrezikuar nga kafshimi i qenëve. Ata shprehen se kjo situatë nuk mund të durohet më, pasi qëndrojnë në lulishte me fëmijët për të pushuar dhe ndihen të rrezikuar.

Ekzekutimi i qenve endacakë vite më parë nga ana e bashkisë solli reagimin e shoqatave në mbrojtje të kafshëve, çka bëri që bashkia mos të kryejë më të tilla aksione, ndërkohë që mungojnë fondet për trajtimin e tyre.