.

Përgjigja e frikshme e Michael Jackson kur pyetet për përdhunimin e fëmijëve (VIDEO)

I ulur në një karrige përballë avokatëve, Michael Jackson është pyetur drejtpërdrejt para kamerës nëse ai është një pedofil dhe ky xhirim publikohet për herë të parë sot nga “Daily Mail”.

Mbreti i Popit është pyetur nga avokatët lidhur me akuzat për abuzimin seksual të fëmijëve, në një video që mendohet se është e vetmja në të cilën është filmuar lidhur me këtë çështje, gjatë gjithë jetës së tij.
Këngëtari, i cili në atë kohë ishte 37 vjeç, duket nervoz, qesh dhe bën shaka ndërsa pyetet për ngacmimin e fëmijëve gjatë një xhirimi që daton më 1 mars lidhje 1996.

Videoja vjen si një dokumentar, i paraqitur në Festivalin e Filmit Sundance, që tregon ish-shoqëruesit e tij fëmijë, Wade Robson dhe James Safechuck, që pretendojnë se ylli i përdhunoi dhe abuzonte seksualisht gjatë kohës që flinin në fermën e tij në Neverland.

Robson dhe Safechuck tregojnë detajet se, Jackson i lante para se të nisnin aktet seksuale.

Kur u pyet lidhur me këtë ngjarje gjatë videos, ikona e muzikës tund kokën në formë mohimi dhe nis të qeshë.

“Në dijeninë tënde, a je akuzuar ndonjëherë për ngacmim seksual nga Macaulay?”, i thotë avokati.
Jackson hedh shikimin në tavan, shtyn pas karrigen, bën disa nënqeshje dhe më pas tund sërish kokën.

Avokati e pyeti nëse kjo është një mënyrë për mos t’iu përgjigjur, por nuk mori asnjë reagim nga këngëtari.
Më pas ai shikon kamerën dhe fillon të qeshë pa asnjë arsye.

Kur intervista filloi të bëhej më intime, Jackson u shpreh:

“Jam një amerikan me ngjyrë dhe jam krenar, jam i nderuar për këtë. Zbardhja e lëkurës është një thashethem, nuk e kam zbardhur ngjyrën e lëkurës. Nuk jam homoseksual. Mos e gjyko një person derisa të kesh folur me të privatisht, që është e vërtetë”.
Ai më pas e krahason veten me Jezusin:

“Jezusi tha që t’i duam fëmijët dhe të bëhemi si ata, të rinj, të pafajshëm dhe të nderuar. Ai e rrethonte gjithmonë veten me fëmijë dhe kështu u rrita dhe unë, që të jem ashtu”.

Iconstyle