.

Shokuese/ Gjendet një trup i pajetë nën rrënojat e avionit të Sala në fund të detit (FOTO)

Zbardhen detaje të reja nga gjetja e avionit ku udhëtonte futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, i zhdukur që nga mbrëmja e 21 janarit teksa udhëtonte nga Nante në drejtim të Cardiff me një avion “Piper Malibu”. Një trup është konstatuar nga ekipet e shptëtimit në rrënojat e avionit të fundosur në det. Sipas Degës së Investigimit të Aksidenteve ajrore, në një video nënujore duket një trup nën një metal të ndryshkur.

Megjithatë hetuesit ende nuk kanë konfirmuar se trupi është i 28-vjeçarit Sala. Për të gjitha këto ngjarje është njoftuar dhe familja e argjentinasit të cilët prej ditësh presin në ankth lajmet për futbollistin.
Kujtojmë që çdo kërkim nga organet angleze ishte ndërprerë, por vetëm pasi disa lojtarë dhanë një fond të konsiderueshëm, çdo kërkim rinisi dhe duket se pati rezultat. Mbetet të shihet nëse do të gjendet trupi i Salas, pasi shpresat që ai të gjendet gjallë tashmë janë shuar përfundimisht. Emiliano Sala po udhëtonte nga qyteti francez i Nantes në drejtim të Cardiffit, pasi kishte nënshkruar me klubin uellsian. Sala u transferua drejt ishullit për vlerën e 15 mln paund, por ëndrra e tij për të debutuar në Premier League u ndërpre në mes.

/mapo.al/