.

Gjendet avioni i zhdukur i Emiliano Salës

Është gjetur avioni i zhdukur me të cilin po udhëtonte sulmuesi argjentinas Emiliano Sala. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e futbollistit.
Një anije kërkimi gjeti rrënojat në shtratin e Kanalit Anglez të dielën në mëngjes, sipas David Mearns, një eksplorues detar që punonte së bashku me Degën e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, i cili ishte në krye të operacionit.
“Mbetjet e avionit që po udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson u lokalizuan herët në mëngjes nga FPV MORVEN”, shkruan eksperti David Mearns në “Twitter”.


Avioni u zhduk nga radarët në 22 janar. Si piloti David Ibotson dhe futbollisti argjentinas kanë humbur dhe hamendësohet të kenë vdekur. Dy anije të vogla kishin ditë që kërkonin avionin e humbur pas një peticioni të suksesshëm online për të rinisur kërkimet