.

Forca e ligjit apo forca e krimit?


Policia e shtetit i bllokon 5.2 milionë euro një qytetari në Lezhë dhe e shpall më të madhe në të gjitha mediat e vendit
Pa hetuar nëse paratë ishin të ligjshme apo jo, pa provuar se kishin burim kriminal, nxorrën edhe emrin e personit që zotëron llogarinë duke e shpallur madje si arritje te Forcës së Ligjit.
Këta janë policë të paaftë apo kriminela? Si mund të shpallësh më të madhe që për qytetar ka 5.2 milionë euro në bankë duke i bërë ftesë gjithë bandave të vendit pa e provuar me parë që ka kryer krim?
Policia ka gjithë të drejtën të bllokojë çdo transfertë apo llogari të dyshimtë. Ka gjithë të drejtën ta hetojë, por pa provuar që paratë janë të ardhura krimi apo evazioni nuk ka asnjë të drejtë të nxjerrë emra nëpër televizione. Kjo është çmenduri.
Ja ku u doli tani. Ai zotëria suedez që i ka derdhur paratë është njeriu i tretë më i pasur i Europës. Vetëm vjet e ka patur fitimin e bizneseve që zotëron 1.2 miliardë euro. Madje që ditën qe ja bllokuan llogarinë, ka dërguar dokumenta që andej se kush është ai dhe cili është burimi i parave. Dhe u ka thënë këtyre tutkunave tanë që unë do dërgoj dhe një herë sa kaq sepse më do qejfi.
Hajvanë ore hajvanë. Policat e Lleshit.