.

Nga 2010-2018, buxheti ka arkëtuar 700 milionë euro nga “taksa e rrugës Durrës -Kukës”

Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018 mbi 700 milionë euro nga taksa e rrugës Durrës-Kukës. Shifrat bëhen të ditura nga Ministria e Financave në kuadër të një projekti të përbashkët me Bankën Botërore për transparencën e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore “Spending and performance, data and results”.

Portali për të dhënat e hapura jep të dhëna të detajuara me zërat e shpenzimeve dhe të ardhurave, ndër to është edhe një zë të ardhurash, “taksa e Rrugës Durrës-Kukës”, ose taksa e qarkullimit, e cila vit pas viti ka sjellë miliarda lekë në buxhetin e shtetit, ku vetëm për 2010-2018 numërohen 90.1 miliardë lekë.

Që nga viti 2010 kur janë publikuar të dhënat e detajuara mbi të ardhurat, arkëtimet nën emërtimin nga taksa rrugës Durrës-Kukës janë rritur vit pas viti (shih tabelën bashkëngjitur). Të dhënat reflektojnë grumbullimet nga viti 2010 -2017, por sipas të dhënave nga tatimet arkëtimet nga ky zë janë mbi 15 miliardë lekë edhe me 2018.

Në dhjetor të vitit 2001, qeveria e ish-kryeministrit të asaj kohe, ilir Meta, në presionin e FMN shfuqizoi taksën e solidaritetit të vënë nga paraardhësi Pandeli Majko në vitin 2000, që ishte 700 lekë mbi makinat dhe 100 lekë mbi pagat mujore me qëllim ndërtimin e Autostradës së re Durrës–Kukës. Taksa e cila u vol për më shumë se dy vjet rresht u shfuqizua pasi ligjet kombëtare dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk lejonin krijimin e një fondi paralel me buxhetin e shtetit për më shumë se një vit fiskal dhe u transferua tek qarkullimi i automjeteve. Taksa e qarkullimit u rrit vit pas viti, e cila aktualisht është 27 lekë për litër, pa TVSH.

Ndonëse taksapaguesit paguan për vite me radhë për këtë taksë, ajo u ndërtua me fonde të tjera nga buxheti i shtetit dhe kreditë e huaja sindikatë, duke filluar nga viti 2007.

Kosto e rrugës Durrës Kukës vlerësohet të ketë kaluar në 1 miliardë euro, sipas raportimeve në Kuvend të Ministrisë së infrastrukturës vitin e kaluar. Ato ende nuk kanë përfunduar vijojnë dhe vijojnë të financohen ende nga buxheti i shtetit në aksin Kukës-Morinë, ky një urë nuk përfunduar ende.

Kosto e rrugës Durrës-Kukës llogaritet sa 10 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kostoja e lartë e rrugës përveç rritjes së barrës fiskale, çoi në rritjen e borxhit me rreth 3% të PBB-së. Në vitin 2019 Ministri i Financave të asaj kohe nënshkroi një kredi sindikale me vlerë 250 milionë euro, e cila u mor me terma tregtar dhepa konkurencë nga Deutche Bank kundre një interesi 11 % me afat shlyerje tre vjet.

Për këtë arsye borxhi publik në vitin 2009 theu kufirin 60 % të vendosur në buxhet duke arritur nivelin më të lartë në rajon, nga rreth 53% që ishte më 2008.

Por pagesat nuk kanë mbaruar akoma. Qeveria shqiptare vitin e kaluar ka aktivizuar një kontratë koncesionare e cila do të mirëmbajë rrugën e Kombit për 30 vitet në vijim kundrejt pagesave 5-22,5 euro, sipas llojit të automjeteve. Koncesioni u aktivizua në shtator 2018.

Si rrjedhojë, qytetarët shqiptarë do të paguajnë së paku edhe 400 milionë euro pagesa direkte për rrugën e Kombit në 30 vitet e ardhshme ndaj kompanisë koncensionare Albania.

Sipas parashikimeve nga kontrata, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 viteve nga të cilat rreth 338 do të financohen nga taksat dhe 65 milionë euro në 13 vitet e para si subvencion për trafikun e munguar.

Teksa ka filluar dhënia e rrugëve me pagesë, ekspertët rekomandojnë heqjen e taksës së qarkullimit, e cila paguhet nga konsumatorët te çmimi i naftës. /monitor/