.

Gazetari/Komisionet në banka i rrisin marreveshjet okulte me institucionet shtetërore


Gazetari Klodian Tomorri u shpreh në një intervistë për hapur.al se komisionet dhe tariflat e larta të shërbimeve kanë si shkak marrëveshjet e fshehta mes bankave dhe institucioneve shtetërore . Tarifat ,komisionet apo rasti i ndryshimit pa dëshirën e klientit të kredive të lidhura me Euribor-in janë shembulli tipik sesi bankat janë të paafta për të përballuar risqe operacionale, duke i veshur kostot konsumatorëve.

Hapur.al- Traifat e sherbimeve jane te larta dhe konsumatoret ankohen shpesh per rritjen e tyre.Si sillen bankat me klientin e tyre ne SHQIPERI? A jane tarifat tona te sherbimeve te perballueshme?
K.Tomorri – Unë besoj se pavarësisht përqëndrimit, sistemi bankar në Shqipëri operon në një ambient konkurrencial. Kjo do të thotë se konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin ato banka që ofrojnë shërbimin më të mirë me kosto më të ulët.
Problemi i komisioneve dhe tarifave që ju thoni më shumë se strukturor buron nga marrëveshjet okulte mes institucioneve publike dhe bankave. Një rast tipik është ai I pagesave të studentëve. Shumë universitete në Shqipëri kanë lidhur marrëveshje me banka të caktuara duke detyruar studentët që t’i kryejnë pagesat e tyre përmes këtyre bankave. Ky ekskluzivitet u jep bankave fuqi të ngarkojnë tarifa dhe komisione më të larta dhe ndonjëherë absurde. Ka raste kur studentët detyrohet të paguajnë në bankë komision deri në 20 euro, për të bërë pagesën e tarifës së universitetit. Kjo besoj është e papranueshme. Por ky fenomen nuk kufizohet vetëm tek universitetet, por është i shtrirë edhe tek institucione të tjera publike, të cilat detyrojnë qytetarët të kalojnë përmes bankave të veçanta për të paguar shërbimet publike. Ky besoj është problemi më evident.
***
Bankat e nivelit të dytë, edhe pse kanë normë të lartë fitimi, ata gjithsesi mbajnë komisione dhe interesa të larta për shërbimeve ndaj qytetarëve.
Tregut shqiptar, me ikjen e dy bankave greke si NBG-ja dhe Tirana Bank i janë shtuar edhe një operator shqiptaro-amerikan si ABI dhe grupi Balfin i Samir Manes që ka blerë Tirana Bank.
Ndërkaq, operatorët e mëdhenj si Raiffaizen, BKT dhe Alfa Bank janë prej 20 vjetësh në pozita gati monopoliste që nga viti në vit kanë rritur tarifat e shërbimeve të tyre pa lehtësuar gjë.
Kështu shërbimi për tu pajisur me karta debiti është rritur me 30%, ndërkohë që edhe nëse tërheq para në arkë do të duhet të paguash 100 lek komision.
Është e çuditshme se ky komision nuk merret në shuma të mëdha parash, duke diskriminuar kështu më shumë qytetarët dhe favorizuar operatorët e mëdhenj ekonomikë.
Por problem më i thellë janë kontratat e kredive, të cilat janë jo transparente dhe nuk bëhen në marrëdhënie me qytetarin.
Selami Xhepa, zëvendës Rektor për Shkencën dhe Metodologjinë në Universitetin Europian të Tiranës dhe studiues i ekonomisë në vite, deklaronte në një intervistë për BIRN se rasti i ndryshimit pa dëshirën e klientit të kredive të lidhura me Euribor-in është shembulli tipik sesi 9 bankat janë të paafta për të përballuar risqe operacionale, duke i veshur kostot konsumatorëve.
“Është një paaftësi për të përballuar risqe operacionale sepse edhe vetë bankat kanë një risk operacional pasi kanë grumbulluar depozita në një monedhë të caktuar, e cila ka normë të caktuar interesi dhe në kohë të destabilizimeve të mëdha apo luhatjeve shumë të mëdha në tregjet financiare ato rrezikojnë të humbin,” tha Xhepa.
Por për të ky lloj biznesi nuk është i ndershëm kur kontratat ndryshohen në formë detyruese.
“Kjo nuk është një praktikë normale për një biznes bankar. Normat e interesit kanë ligjësinë e tyre që është norma e interesit për koston e parasë në momentin që bëhet disbursimi, plus marzhin e fitimit të bankës nga veprimtaria e subjektit që kreditohet.” shtoi Xhepa.
Norma ndërbankare Europiane, Euribor, është një normë interesi ditore referencë e publikuar nga Instituti Europian për Tregjet e Parasë, e bazuar mbi normën e interesit me të cilat bankat i japin hua të pasiguaruar njëra-tjetrës. Para vitit 2015-të Euribor-i publikohej nga Federata Europiane e Bankave.
Disa banka edhe pse ka ndryshuar euribori, ata nuk i lëvizën normat e interest të kredive.
Në faqet e internetit të bankave të nivelit të dytë, nuk ka një informacion të detajuar për shërbimet që u mbahen qytetarëve.
Raste të ngjashme me ndryshimin e kontratave kanë bërë edhe bankat e tjera tregtare në Shqipëri: Union Bank, Tirana Bank dhe Raiffeisen Bank.

Hapur.al