.

Edhe fansat e kapën këtë detaj, ja çfarë bën Meghan Markle para se të shkojë në takimet zyrtare

Shtatzënia nuk e ka penguar Meghan Markle që të vazhdojë punën e saj si dukeshë dhe të jetë e pranishme në çdo takim të organizuar nga mbretëria. Në daljet e saj publike, Meghan sigurohet që të ketë gjithçka me vete, po duket se vetëm diçka nuk e harron asnjëherë. Së fundmi në vizitën e saj në “City University” në Londër fansat sy-shqiponjë vunë re se Meghan mbante në makinë një kuti me karamele mente, që fryma e saj të mos mbajë erë të keqe.

Markle nuk është e vetmja që i kushton rëndësi kësaj gjëje, sepse edhe dukesha Camilla është fotografuar duke dalë nga makina me një kuti me karamele mentesh. Duke ditur se takimet me njerëzit janë të shumtë, me siguri çdo pjesëtar i familjes mbretërore i kushton rëndësi të veçantë frymëmarrjes. Madje ata e kanë të ndaluar rreptësisht të konsumojnë hudhra dhe qepë vetëm për këtë shkak./Hello Magazine