.

Sot është kënga më e dëgjuar, këngëtarja zbulon detajet:E shkruajtën tekstin kur ishim dehur

Këngëtarja dhe tekstshkruesja me origjinë shqiptare, Njomza është zgjuar shumë e lumtur ditën e sotme.

Dy këngët, tekstet e të cilave i ka shkruar ajo, janë në vend të parë në klasifikimin amerikan.Bëhet fjalë për këngët e këngëtares së njohur, Ariana Grande, “Thank you, next” dhe “7 rings”.

Në një postim në Instagram ajo i është drejtuar këngëtares duke i thënë se në momentin që shkruan tekstin e këngëve ishin të dehura.

Njomza ka shkruar:

Sapo nxorra një video të re sot por ndërkohë u zgjova me dy këngë që kam shkruar në 5 këngët më të dëgjuara në Amerikë. Gjithë çka mund të them është vetëm faleminderit. Ariana Grande e mban mend kur shkuam tek Tiffany’s aq shumë të dehura, por ndërkohë që tani është këngë më e dëgjuar në vend.