.

Skandali që përfshiu zv. kryeministrin, i dalin fotot me prostituta dhe kokainë

Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë në Kroaci, Tomislav Tolušić, është përfshirë në një skandal së fundmi.

Ka qenë gazeta kroate “Nacional” që ka publikuar pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, ku Tolušić është shfaqur në foto me një prostitutë dhe kokainë.

Në fotot e publikuara, prostituta është në prehrin e tij, ndërsa Tolušić dyshohet se po konsumon kokainën.

Kryeministri Andrej Plenković tha sot se “rasti Tolušić’ ishte një përpjekje e pabesë për të destabilizuar qeverinë e tij, duke hedhur poshtë fotografitë e publikuara.

Ai u shpreh:“Ne kemi parë tashmë mesazhet e fabrikuara tekst midis prokurorëve të shtetit, gjyqtarët, kryeministrit, zëvendëskryeministrit, por ne nuk kemi parë asgjë si kjo më parë”.