.

Dyfishimi i çmimeve për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë del kundër Urdhrit të Stomatologut

Pas nisjes së vitit të ri, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, kjo të paktën sipas Urdhrit të Stomatologëve.

Nëse një mbushje dhëmbi para 1 janarit kushtonte 2 mijë lekë të reja, sot kjo shifër pas Urdhrit të Stomatologëve kushton 4 mijë lekë të reja, ose 60 për qind më shtrenjtë.
Por ky vendim i Urdhrit të Stomatologëve ka hasur një kundërshti të Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo është shprehur kundër vendimit të tarifave dysheme për shërbimet dentare. Burime i thanë “Balkanëeb” se vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i paaplikueshëm sepse nuk është tagër i këtij institucioni.

Pavarësisht vendimit të urdhrit për rritje e çmimeve dysheme të shërbimeve bazë dentare, kjo nismë nuk mund të aplikohet pasi i mungojnë kompetencat vendimmarrëse.