.

Çlirim Gjata për Donika Prelën: Duhet të largohet vetë nga detyra, por falet se mban mbyllur dosjet…

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, është shprehur se drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela, duhet të largohet nga detyra pasi ka shkelur ligjin.

Gjata iu referua seancës dëgjimore në KPK ndaj Prelës, ku komisioni zbuloi se për disa vite, bashkëshorti i Prelës nuk ka paguar taksat mbi pagën pasi ka punuar në të zezë si inxhinier ndërtimi në një kompani private.

“Kjo është një shkelje shumë e rëndë ligjore dhe Prela s’duhet të qëndrojë në detyrë vetëm për atë shkak”, tha Gjata.

Ai u ndal edhe te arsyetimi i shefes së Krimeve të Rënda, e cila gjatë debatit me përfaqësuesin e ONM-së në seancën dëgjimore, u shpreh ajo dhe bashkëshorti i saj kishin jetuar në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend të BE-së, ku marrëdhëniet e punës fillojnë dhe mbarojnë në mënyrë të ligjshme. “Bashkëshorti im ka nënshkruar një kontratë dhe i është përmbajtur detyrimeve të saj. Legjislacioni shqiptar ngarkon me përgjegjësi punëdhënësin për detyrimet dhe nuk ka asnjë dispozitë që tregon se tatimi në burim mund të paguhet në mënyrë vullnetare”.

Por, sipas Gjatës, po zbatohet një standard i dyfishtë, në trajtimin e biznesmenëve para ligjit dhe në vetë seancën e rivlerësimit të njerëzve të drejtësisë.

“S’është çështja e realitetit, po 2 standartizimi. Pse për bashkëshortin e Prelës, njishi i drejtësisë, që duhet të zbatojë ligjin e para, nuk zbatohet”, tha Gjata.

“Bashkëshorti i saj falet kur s’paguan taksat. Pse disa biznesmenë u arrestuan pak ditë më parë për çështje taksash? Biznesmenët që s’kanë përkrahje politike arrestohen”, shtoi.

“Pse falet në këtë mënyrë? Sepse ka dosje që mban mbyllur në favor të pushtetit, duke filluar nga dosja 339, ku personalitete janë janë kapur në përgjime për blerje votash. Këto janë shkaqet pse politika dhe kryeministri ndërhyn fort”, u shpreh Gjata.

LIVE – Sekretari për Çeshtjet Ligjore, Çlirim Gjata, intervistë për median

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 24 janvier 2019