.

Tritoli në Tiranë, në shënjestër makina e mjekut të njohur.Pista ku po heton policia (Emri)

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmë në Tiranë. Mësohet se mjeti me targa AA44100 është në pronësi të mjekut Dervish Hasi, kardiokirurg në një spital privat në Tiranë.

Mësohet se nga shpërthimi u dëmtua pjesa e pasme e makinës. Ngjarja në fjalë ndodhi rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet.

Në momentin e shpërthimit automjeti ka qenë në parkim, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. Pista që po hetohet nga policia është ajo për shkak të profesionit.