.

Takimi me kompaninë SHELL, Rama: Pak javë na ndajnë nga e vërteta, të dhënat flasin për…

Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter bën me dije se ka zhvilluar sot një takim me kompaninë SHELL, e cila do të bëjë kërkime për naftë në Shqipëri.

Në reagimin e tij Rama shkruan se të dhënat flasin për një rezervë të madhe nafte e gazi.

Statusi i plotë

“Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020”, shkruan Rama.