.

Rezerva të mëdha të gazit e naftës, Rama tregon negociatat!

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka zhvilluar një takim me kompaninë amerikane SHELL, e cila do bëjë kërkime për naftë dhe gaz në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Rama thotë se të dhënat janë inkurajuese, pasi flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte në Shpirag.

Sipas kryeministrit Rama, nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020.

“Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte.

Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020”, shkruan Rama.