.

Maskat me kanellë që duhet t’i provoni. Ja si t’i përgatisni në varësi të llojit të lëkurës


Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohërave që përdoret gjërësisht për shëndetin e lëkurës sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor.

Ju sjellim më poshtë trajtimin natyral me kanellë dhe mjaltë për të luftuar rrudhat.

Hidratimi i lëkurës
Për hidratimin e lëkurës rekomandohet përzierja e 3 pikave të vajit esencial të kanellës me disa lugë gjelle me vaj ulliri.

Me këtë maskë mund të lyeni edhe buzët e thata.

Kundër lëkurës së thatë
Ju mund të përzieni vaj ulliri, vaj bajameje, mjaltë, kripë dhe kanellë kundër tharjes së lëkurës.

Kundër ekzemës

Përzieni një lugë çaji me kanellë dhe një lugë çaji me mjaltë.Rezultatet e para kundër ekzemës priten brenda një jave nga përdorimi i kurës.

Maskë me kanellë kundër rrudhave
Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysëm luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë.

Maskën mund ta mbani në fytyrë për 5 deri në 10 minuta.Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir.Ekspertët thonë se kjo maskë duhet aplikuar në lëkurë dy herë në javë.

Kujdes!
Kanella mund të shkaktojë irritim tek disa lloje lëkurash.

Përpara se ta vendosni në fytyrë, bëni një test duke e aplikuar në një zonë tjetër të lëkurës dhe nëse ajo e acaron atë, është e udhës të mos e përdorni në fytyrë.