.

Ja cili është parashikimi i motit për nesër.Javën tjetër rriten temperaturat.

Meteorologu Metodi Marku flet për situatën e motit në një intervistë për gazetaren Klesiana Omeri në Report Tv. Marku thotë se reshjet e shiut do të zgjasin ditën e sotme dhe të premten, ndërsa fundjava do të jetë e kthjellët. Marku tha se qytetet më të rrezikuara janë Gjirokastra, Vlora dhe Korça.

Intervista e plotë:

Një pasqyrim të motit në të gjithë vendin?

Vendi ynë po ndikohet nga një sistem i gjerë atmosferik. Ky sistem po ndikon në veri, ndaj në rang vendi, fenomenet shihen më shumë në jug, ku ka reshje shiu. Nesër do të ketë një pauzë, ku nuk do të ketë reshje. Por pasnesër, do të kemi sërish ndikim të sistemit dhe shiut. Fundjava do të jetë e qetë, dhe nuk do të ketë reshje por rënie të temperaturave.

Cilat do të jenë zonat më të ndikuara nga këto reshje?

Zonat më të ndikuara do të jenë në jug të vendit, konkretisht, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Pritet të ketë më shumë reshje, të cilat do të jenë në formë shtrëngate, por në kohëzgjatje të shkurtra. Në zonat malore do të ketë dëborë, në Korçë dhe Gjirokastër. Edhe në disa zona bregdetare, sidomos në zonat mbi 600-700 metra. Dëbora më e madhe, në Ersekë dhe Korçë. Pjesa tjetër e territorit ku bie dëborë do të ketë sasi më të pakëta. Jo më shumë se 5 cm në Kukës. Pra një situatë normale për zonat urbane.

Parashikohen përmbytje nga këto reshje?

Jo, nuk ka një parashikim për reshje. Terreni mund t’i përballojë këto reshje, por qytetarët të kenë një vëmendje të shtuar, dhe të kufizojnë lëvizjen në vendet e hapura në zonat ku do të bjerë shi.

Deri kur do të zgjasë kjo situatë?

Në shkurt do të jenë temperaturat mbi mesataren. Por janë tablo të përgjithshme dhe mbetet për t’u parë. S’mund të hyjmë në detaje kaq herët. Temperaturat do të kenë një rritje javën tjetër. Dëbora do të pasohet edhe me temperatura më të larta.
shqiptarja.com