.

Faza finale e operacionit: Ja si do shkohet tek Juleni 2-vjeçar

Operacioni për shpëtimin e një vogëlushi 2-vjeçar, që ra në një pus të thellë rreth 110 metra në Spanjë, ka vazhduar edhe sot.

Julen, 2 vjeç ra në pusin e hapur në pronën e një të afërmi të tij. Ai mendohet se ka ngecur në pusin me diametër 30 centimetër.
Ngjarja është regjistruar më 13 janar dhe prej asaj kohe ekipet e shpëtimit kanë punuar në një garë me kohën për të mbërritur tek 2-vjeçari.

Shpimet, për krijimin e një pusi paralel me atë ku ka rënë Julen, kanë përfunduar.

Tani qëllimi është që të futet aty brenda një kafaz me minatorë, të cilët do zbresin deri në 60 metra poshtë, pasi mendohet se vogëlushi ka ngecur pikërisht në këtë distancë.

Më pas ata do hapin me duar një tunel horizontal, për të mbërritur tek pusi tjetër.

Ky tunel do jetë të paktën 4 metra. I gjithë operacioni për të shkuar deri tek Julen pritet të zgjasë edhe të paktën 24 orë