.

Vuçiç i përgjigjet Haradinajt për taksën: Duhet të luftojmë…

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vlerësoi sot në Davos se deklarata e Ramush Haradinajt se Kosova nuk do të heqë taksën për mallrat serbe është lajm i keq dhe një sinjal i keq jo vetëm për Serbinë, por për gjithë rajonin.

“Si të flasim për diçka, derisa dikush që thotë se dëshiron marrëveshje, paraqiti masa të tilla anti-civilizuese. Për fat të keq, lajmi që na erdhi sot, është i keq dhe sinjal i keq jo vetëm për Serbinë por për të gjithë rajonin”, u shpreh Vuçiç, transmeton lajmi.net.

Qëndrimi i Haradinajt, thotë ai, flet jo vetëm për marrëdhënien e Kosovës, por edhe për faktorët tjerë në botë.

“Në jemi mjaft të fortë për të qenë gjendje të rrisim ekonominë tonë, pavarësisht se kjo do të ketë ndikim të keq tek ne. Zoti na ndalon të fusim masa të tilla, të imagjinojmë se çfarë do të ishte kjo kudo tjetër në botë”, theksoi presidenti serb Vuçiç.

Ai falënderoi të gjithë njerëzit që formalisht u shprehen se tarifa duhet të shfuqizohet dhe se ata nuk shprehen fajtor.

Vuçiç tha se Serbia do të vazhdojë të furnizojë popullin e vet në Kosovë pavarësisht nga vështirësitë.

“Duhet të luftojmë, të punojmë, të jemi edhe më efikas dhe të bëjmë më shumë për njerëzit tanë”, tha Vuçiç krejt në fund.

Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të qëndroj konsistent në deklarimin e tij se taksa nuk do të largohet deri në njohjen e pavarësisë të Kosovës nga ana e Serbisë.