.

Tenori i famshëm shqiptar publikon FOTO të 20 viteve më parë, kujton kohën kur ishte ushtar i UÇK-së

Tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj, shquhet si një prej artistëve më të suksesshëm jashtë trojeve shqiptare.

Ai është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij.hallenge”.

Ai ka publikuar dy fotografi, një të ditëve të sotme dhe një tjetër të realizuar 20 vite më parë, kur ai ishte një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“20 vjet ndryshim. Ushtar në luftë, ushtar në paqe. Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat, që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndrrave të tua pa e fitue’.

‘Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar, që e fitova me nder. Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019″, ka shkruar Ramë Lahaj në Instagram.

Kujtojmë, që Ramë Lahaj u rrit dhe u lind në Istog, ndërsa pas përfundimit të shkollës së mesme, vendosi të vazhdojë rrugëtimin e tij në muzikë në tregun ndërkombëtar.