.

Sfidoi të ftohtin dhe ngjiti malin vetëm me bikini, alpinistja e njohur pëson fundin tragjik

Gigu Wu është e njohur si alpinistja me bikini, pasi ajo ngjiste majat e maleve në temperatura ekstreme vetëm me rroba banjo.

Sipas “Daily Mail” Gigu ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi ngriu së ftohti në parkun kombëtar të Tajvanit. Mësohet se ajo ra nga një shkëmb, teksa bënte alpinizëm.

Gjithashtu e ditur bëhet se 36-vjeçarja u rrëzua nga një lartësi rreth 20 metra teksa ngjiste malin Yushan në Tajvan.

Edhe pse kishte arritur të telefononte miqtë e saj, duke përdorur një telefon satelitor, nuk arritën ta shpëtonin në kohë.

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike helikopterët e shpëtimit nuk mundën që të arrinin shpejt, për ti dhënë ndihmën e parë.Kur ekipi i shpëtimit arriti ajo u gjet e vdekur dhe e ngrirë.