.

FOTO/ Si u grabit me armë kambisti i moshuar në Memaliaj

Një kambist dhe bashkëshortja e tij u grabitën në Memaliaj nga persona të maskuar. Mustafa Mustafai, 70 vjeç dhe Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe u goditën me qytë pistolete teksa po mbyllnin derën e dyqanit. I moshuari ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur.

Në këtë moment, dy personat e maskuar i kanë marrë me forcë 700 mijë lekë të reja dhe më pas janë larguar. Sipas shqiptarja.com që publikoi edhe fotot, 70-vjeçari është dërguar së bashku me bashkëshorten e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia thotë se po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.