.

“Tërbohen” ngjalat në lumin e njohur, shkak bëhet niveli i lartë i kokainës në ujë

Londinezët janë duke konsumuar aq shumë kokainë sa ngjalat në lumin Thames janë duke i ndjerë efektet e kësaj droge.

Sipas një kërkimi të bërë nga stacioni i monitorimit të Thames-it, nivelet e larta të drogës në ujëra janë shkarkuar nga përdoruesit e lëndës narkotike që urinojnë në lumë.
Mesa duket lënda narkotike po ndikon direkt tek ngjalat, të cilat po shfaqin sjellje hiperaktive.

Ngjalat migrojnë për në Thames çdo vit në mes të prillit dhe tetorit, por përballen me shumë rreziqe dhe pengesa dhe konsiderohen si të rrezikuara në mënyrë kritike.

Ato gjenden zakonisht pranë grykëderdhjes së lumit, dhe udhëtojnë deri në Greenwich. Prania e lëndës narkotikë në ujërat e lumit ndikon në sjelljen e tyre.