.

Nis një tjetër operacion shpëtimi për 2 vjeçarin që ra në pus, i ati rrëqeth me fjalët

Nis një tjetër operacion për Julienin, vogëlushin 2 vjeçar që ra në pusin 100 m të thellë e të ngushtë 25 cm.

Prindërit e të miturit janë shpërngulur në një shtëpi të ofruar nga një banor i zonës në Totalan, pranë vendit ku i vogli i tyre ka ngecur.Mediat spanjolle po e ndjekin me shumë vëmendje operacionin e shpëtimit nga inxhinieri Angel Garcia Vidal.

Një tunel me gjatësi 4 metra do të hapet paralel me pusin ku ka përfunduar 2-vjeçari, nga një makinë shpimi gjë që do të bëjë të mundur shpëtimin e të miturit.

Ai ra në një vrimë që nuk ishte e mbuluar me gurë, ndërsa nuk dihet nëse është ende gjallë.

Babai i djaloshit ka thënë se e ka dëgjuar të birin të qajë. Ai ka thënë se lutej që i biri të ishte me të ëmën dhe të kishte rënë ai vetë në pus.

Me anë të një kamera robot shpëtuesit gjetën një qese karamelesh brenda në tunel dhe bazohen në faktin se poshtë duhet të ketë një xhep ajri.Kjo do të ishte tragjedia e dytë për çiftin, të cilët kanë humbur edhe fëmijën e tyre të parë në moshën 3-vjeçare.