.

Shpërthim masiv në Damask, dyshohet për akt terrorist

Televizioni shtetëror sirian thotë se një shpërthim në kryeqytetin Damask, duket të jetë “një akt terrorist”.

Nuk ka pasur ende njoftime për viktima për shpërthimin e së dielës në mëngjes në jug të qytetit.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se të gjitha rrugët që çojnë në vendngjarje janë mbyllur.

Shpërthime të ngjashme kanë shkaktuar vdekjen e qindra vetëve në luftën civile tetëvjeçare në Siri.